Selim Marevci: Vota është besim, dhe ky besim është përgjegjësi

Selim Marevci: Vota është besim, dhe ky besim është përgjegjësi

Kandidati për Asamblenë Komunale të Ferizajt, Selim Marevci, ka bërë thirrje që qytetarët e kësaj komune të votojnë për planin e Agim Aliut.

Marevci, i cili mban numrin 6 në listën e PDK-së në Ferizaj, thotë se platforma e Agim Aliu ka në qendër rininë e kësaj komune.

Marevci në një intervistë për Periskopin tha se plani i Aliut është për “Ferizajn e Gjeneratës Tjetër”.

“Platforma e Kryetarit ka në qendër rininë, “FERIZAJN E GJENERATËS TJETËR” Vota është besim, dhe ky besim është përgjegjësi. Nëse ndonjëherë e humb këtë besim, atëherë nuk do të kem arsye të kandidoj më në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në postimin e tij.

Shpërndaje në: