Selimi kërkon llogari për ndërhyrjen e Policisë në zyret e Vetëvendosjes

Selimi kërkon llogari për ndërhyrjen e Policisë në zyret e Vetëvendosjes

Gjatë raportimit të ministrit të Punëve të Brendshme para Komisionit për Punë të Brendshme, deputeti Rexhep Selimi ka ngritur edhe çështjen e intervenimit të Policisë në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje më 28 nëntor të vitit të kaluar.

Ai ka kërkuar sqarime se çfarë kanë ndërrmarë organet e rendit edhe pas reagimit të Amnesty International për këtë ndërhyrje.

Ministri Hyseni ka thënë se ka marrë një raport nga Inspektoriati i Policisë ku thuhet se të gjeturat janë proceduar për në Prukorori e në këtë pikë ka folur edhe zëvendësdrejtori i policisë, Naim Rexha.

Ai tek sot ka arsyetuar prezencën e jashtëzakonshme të policisë në datën e 28 nëntorit në Prishtinë duke thënë se gjithë ajo prezencë e tyre ishte për të siguruar  për të parandaluar sulme terroriste në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se për ndërhyrjen e Lëvizjes Vetëvendosje është intervistuar edhe vetë nga Inspektiorati ndërsa ka shtuar se u mbetet organeve të drejtësisë që të konstatojnë se a ka pasur tejkalim të autorizimeve ligjore ose jo.

Rexha ka siguruar që Policia do të mbajë përgjegjësi që nga operativët deri te menaxhmenti.

 

Shpërndaje në: