Selimi konfirmohet kryetar i Federatës së Boksit

Selimi konfirmohet kryetar i Federatës së Boksit

Kryetari i deritashëm është konfirmuar në këtë pozitë në Kuvendin Zgjedhor, i cili është mbajtur të shtunën.

Selimi e ka mposhtur kundër-kandidatin Agim Latifi 22 me 17 me vota, duke e fituar edhe një mandat në krye të boksit kosovar.

Nënkryetarë të Federatës janë zgjedhur Sylejman Voca dhe Llana Radullaovic nga pakicat. Anëtarë të Bordit u zgjodhën: Nexhat Delijaj, Agim Tahiraj, Nadir Sllaku, Halil Kurhasku, Marjola Sallauka dhe Latif Demolli.

Para pikës së zgjedhjeve u aprovuan të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë këtu programi i punës dhe raporti financiar për vitin që e lamë pas. Prezentë në sallë kishte edhe përfaqësues nga KOK-u dhe DSK-ja. /Zëri/

Shpërndaje në: