Selimi:Barrikada e re nuk duhet të zëvendësohet me ngritjen e Zajedincës
Vet kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq gjatë ditës ka deklaruar se pas rrënimit të murit, tani Prishtina zyrtare e ka radhën të punoj sa më shpejtë në themelimin e asociacionit. E një deklaratë e tillë deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimit duket të mos i ketë bërë shumë përshtypje.
Selimi për Gazetën Monitor ka thënë se kjo nuk është dëshira e vetme e Rakiqit, pasi që sipas tij ky i fundit do të donte të shihte Kosovës sërish nën sovranitetin e Serbisë, por se janë institucionet e vendit ato që nuk duhet lejuar të tilla situata.
“Nëse pushtetit i intereson se çka mendon Rakiqi, neve kjo nuk na bën përshtypje. Ne e dimë se Rakiqi mendon edhe ta kthejë Kosovën nën sovranitetin e Serbisë por kjo nuk duhet ta përcaktojë agjendën e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Selimi.
Sipas tij nuk duhet lejuar që dizajnin e ri të barrikadës të zëvendësohet me ngritjen e Asociacionit, duke përsëritur kështu qëndrimin e subjektit të tij se do ta pengojnë në vazhdimësi krijimin e kësaj bashkësie.
“Por, nuk duhet që dizajnin e ri të barrikadës të zëvendësohet ngritjen e Zajednicës. Ne edhe nuk pajtohemi por edhe do ta pengojmë Zajednicën deri në pamundësim. Thaçi e Mustafa po bëjnë pazare të rënda me Kosovën në drejtim të shkatërrimit të sovranitetit tp vendit. Prandaj Kosovës nuk duhet t’i ndodh ajo çka mendojnë Rakiqi, Thaçi e Mustafa”.



