Selvija niset sërish drejt Italisë, shkruan fjalë prekëse për Shpatin
Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi përmes një InstaStory ka bërë të ditur se po niset drejt Italisë, bashkë me të birin, Roelin.
Ajo ka bërë edhe një shkrim prekës, duke thënë se do të donte shumë që të ishin bashkë, përcjell Periskopi.
“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, ka shkruar Selvija.




