Semedo i Villarealit del me pranga para Gjykatës (Video)
Pasi ishte mbajtur për dy nëtë në arrestim të Gardës Civile të Patraix, lojtari i Villarreal, Ruben Semedo, u soll i prangosur në gjykatë nga policia në mëngjesin e sotëm.
Akuza e cila rëndon mbi është ajo e sulmit fizik ndaj personit, ku më herët gjatë këtij muaji ai e kishte sulmuar një person fizikisht në shtëpinë e tij, derisa po ashtu ishte duke e sharë dhe i kishte vendosur pistoletën në kokë.
Pas kontrollit që i bënë policia spanjolle shtëpisë së tij, u gjet një armë pa leje dhe gjithashtu ishte gjetur se lojtari portugez kishte ndërtuar një disko në bodrumin e tij.
Përndryshe Semedo, u transferua te “Nëndetësja e Verdhë” gjatë afatit kalimtar verën e kaluar, por deri tani ka pasur vetëm katër paraqitje në La Liga me Villarreal, pasi kishte probleme me një lëndim afatgjatë.



