Sëmurët këngëtari i famshëm (Foto)
Tony Bennett ka anuluar një koncert për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Muzikanti 90-vjeçar po lufton aktualisht me “një virus të butë të gripit”, dhe u këshillua nga mjekët që të mos udhëtonte ose të performonte për disa ditë.
Tony kishte të caktuar të performonte në Sands Bethlehem Event Center të Pennsylvania, por tani do të rikthehet me një datë tjetër, transmeton Klan Kosova.
“Performanca e Tony Bennett në Sands Bethlehem Event Center në Betlehem, PA të shtunën, më 13 maj është shtyrë pasi fituesi i Çmimit Grammy ka një virus të butë të gripit dhe është këshilluar të mos udhëtojë ose të performojë për disa ditë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga faqja zyrtare e tij.
Deklarata vazhdon: “Në emër të Tony Bennett, ne duam të shprehim vlerësimin e tij për të gjithë fansat e tij që kanë blerë bileta për koncertin, ai po ndjen keqardhje që nuk do të jetë në gjendje të performojë të shtunën”.




