Serbët ankohen për thirrjet kundër tyre, por shikoni racismin e tyre ndaj shqiptarëve dhe kroatëve
Derisa e gjithë bota e futbollit do të dëshironte një atmosferë të këtillë, vetëm serbëve nuk u ka pëlqyer kjo atmosferë miqësore ndërmjet shqiptarëve dhe kroatëve.
Mediat në Serbi kanë publikuar disa video duke raportuar se shqiptarët dhe kroatët e kanë ofenduar Serbinë.
Por, si duket ata kanë harruar fyerjet racore që u bënin shqiptarëve dhe kroatëve.
“Vrite, vrite kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla”; “Vrit, masakro që të mos ekzistojë asnjë shqiptar” – janë vetëm disa prej ofendimeve racore që dëgjohen rregullisht në stadiumet serbe e që janë adresuar kundrejt shqiptarëve dhe kroatëve.



