Serbët i çmend gjithçka që ka të bëjë me Kosovën, këtë herë këpucët e Xherdan Shaqirit (Foto)

Serbët i çmend gjithçka që ka të bëjë me Kosovën, këtë herë këpucët e Xherdan Shaqirit (Foto)

 

Futbollisti shqiptarë i kombëtarës zvicerane, Xherdan Shaqiri, ka postuar foto të këpucëve të tij të futobollit në Instagram. Kjo i ka tërbuar serbët.

Në këpucët e futbollit që prodhohen nga kompania “Nike”do të dominojnë flamujt e kombëtarve për të cilat paraqiten lojtarët në Kampionatin Botëror të Futbollit që do të mbahet muajin e ardhshëm në Rusi. Njësoj, në këpucët e “Nike” do të prezentohen edhe simbolet e shtetit të Kosovës.

Mediat në Serbi i ka shqetësuar fakti që këpucë të tilla me flamurin e Kosovës do të ketë të mbathura edhe Xherdan Shaqiri, lojtari i kombëtarës zvicerane.

Shaqiri, është lindur në Gjilan, ndërsa serbët i thonë  “Kosovë dhe Metohi”, dhe ata qahen se ai shumë shpesh publikon fotografi dhe simbole, sipas tyre, të papërshtatshme dhe radikale.

Futbollistëve shqiptarë të lindur në Kosovë, mediat serbe i referohen si të lindur në shtetin e tyre, Serbi.

Kombëtarja e Zvicrës, ku luan Shaqiri, është në grup me Serbinë, Kostarikën dhe Brazilin.

Mediat serbe pyesin se Federata Botërore e Futbollit (FIFA) edhe një herë do të mbetet indiferente ndaj përzierjes së politikës në sport, këtë herë përmes këpucëve të Xherdan Shaqirit./Periskopi/

https://www.instagram.com/p/BjINvT0nPLl/?taken-by=shaqirixherdan

Shpërndaje në: