Serbët organizojnë pritje për Majlinda Kelmendin, thonë se kampionia është e Serbisë

Serbët organizojnë pritje për Majlinda Kelmendin, thonë se kampionia është e Serbisë

 

Një ngjarje interesante është organizuar nga një serb i quajtur Ivan Simiq, i cili ka thirrur një ‘event’ në Facebook për të shtunën e ardhshme, siç jepen detaje aty, për të pritur kampionen e Serbisë në xhudo, Majlinda Kelmendi, e cila mbrëmë fitoi medaljen e artë në këtë disiplinë sportive në Lojërat Olimpike.

Ftesës ironike të Simiqit i janë bashkangjitur mbi 1 mijë persona, derisa rreth 900 të tjerë kanë shprehur interesim për ngjarjen.

Meqë Serbia Kosovën e ka pjesë përbërëse të territorit të saj në Kushtetutë, ironikisht, serbët pretendojnë se kampionia Kelmendi duhet të pritet me nderime në oborrin e Kuvendit të Serbisë .

Aty thuhet se kampionen do ta presin ministrja e Sporteve, Vanja Udoviçiq dhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton Periskopi.

“Xhudistja Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e parë olimpike për zemrën e Serbisë”, thuhet në përshkrimin e kësaj ngjarjeje. /Periskopi/

Capture

Shpërndaje në: