Serbët shohin ëndrra, shikoni çfarë kanë bërë mbrëmë për Kosovën
Në Serbi vazhdon të kontestohet pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Tifozët e Crvena Zvezdës, kanë qenë ata që sërish kanë dalë kundër Kosovës.
“Anëtar i Federatës së Futbollit të Evropës mund të jetë cilido vend i këtij kontinenti, i cili është pranuar prej Kombeve të Bashkuara dhe është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e çështjeve të futbollit në vendin e tyre”, thuhet në mesazhin e tifozëve serb, përcjellë “Lajmi.net”.
Ata e shpalosën atë në ndeshjen kundër Ludogoretsit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.



