Serbëve të Rahovecit u pengojnë veshjet kombëtare shqiptare në lagjen e tyre
Një grup shqiptarësh me veshje kombëtare kanë inçizuar një klip të këngës në një lagje të Rahovecit të banuar me serbë, dhe ka mjaftuar që serbët e atjeshëm ta quajnë veprimin si një provokim.
Në fakt reagimi vjen nga fshati serb Hoçë e Madhe, por ngjarja ka ndodhur në lagjen serbe të qytetit të Rahovecit.
Grupi i shqiptarëve mbante edhe flamurin shqiptar me shtizë.
“Ata u paraqitën më veshje tradicionale, me kapelë të bardhë që quhet ‘leqe’ dhe u sollën sikur të incizonin në mes të Tiranës”, shkruan faqja e Hoçës së Madhë.
Serbët thuhet të kenë të shqetësuar, kanë dalë prej shtëpive për të kërkuar sqarime, por çfarë mund të sqarojë një sjellje të tillë të okupatorit, përpos që forca nuk e lut zotin”, shkruan akjo faqe.
Madje, i kërkon presidentit serb Vucic dhe Listës Serbe që të përpiqen të mos ndodhin ‘provokime’ dhe incidente të tilla, e jo vetëm të i dënojnë ato përmes mediave.






