Serbia ashpërson fushatën kundër Kosovës në UNESCO

Serbia ashpërson fushatën kundër Kosovës në UNESCO

Beogradi zyrtar ka treguar se të martën mbrëma në Paris ka thirrur takim. Aty Serbia zyrtarisht do të hap ekspozitë, me atë që e quan trashëgimia e saj shpirtërore, ku do ta paraqesë pasurinë-historike të Kishave Ortodokse që ndodhen në territorin e shtetit të Kosovës.

Gjithë kjo ngjarje ku janë ftuar top-diplomatët ndëkombëtar shihet si fushatë e ashpër e vazhdueshme e Serbisë, që ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO,ku u dështua tentimi i parë për anëtarësim, njofton Klan Kosova.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, tek pas interesimit të Klan Kosovës, për gjithë këtë fushatë serbe, të martën u përgjigjën me porosi elektronike pasi që ministri dhe zv,ministri u tha se janë jashtë shtetit.

Shpërndaje në: