Serbia është duke fshehur edhe njerëzit që janë ende gjallë nga lufta e fundit në Kosovë

Serbia është duke fshehur edhe njerëzit që janë ende gjallë nga lufta e fundit në Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare ka prezantuar sot në Beograd dosjen për eliminimin e dëshmive të krimeve të luftës në Kosovë nga marsi deri në qershor të vitit 1999, kështu duke përmendur  emrat e 110 zyrtarëve serbë si përgjegjës për këtë çështje.

Prenk Gjetaj, nga Komisioni për Persona të Pagjetur, ka thënë për Indeksonline, personat që figurojnë si të zhdukur besohet se janë në varrezat të cilat mbahet të fshehura nga shteti serb.

“Presioni ynë është që ta detyrojmë palën serbe e cila ka qenë e implikuar në aktivitetet kriminale, madje edhe ka fshehur gjurmë, që të mos dihet vendndodhja e personave që sot figurojnë si të zhdukur. Adresa jonë është që për këto varreza të kërkohet në territorin e Serbisë por nuk përjashtohet mundësia që ato varreza mund të jetë edhe në Kosovë”, ka thënë Gjetaj.

Gjetaj thekson se gjasat për të qenë të gjallë ndonjë nga të zhdukurit janë të pakta sepse me kalimin e kohës ato shpresa janë zhdukur. Mirëpo deri sa nuk gjendet cili do person i cili është kidnapuar i gjallë atëherë të gjallë do ti kërkojmë.

“Ekziston mundësia që ndonjë fëmijë të gjendet i gjallë të cilët janë kidnapuar në kohën e luftës së fundit. Ka dyshime se disa nga ta janë adoptuar nga familje serbe. Një gjë e tillë është e mundur sepse kjo ka ndodhur edhe në luftën e Bosnjës dhe është e mundshme që edhe në rastin e Kosovës, fëmijët që janë kidnapuar në luftë të jenë gjallë diku në Serbi”, ka thënë Gjetaj.

Shpërndaje në: