“Serbia nuk do ta bëjë demarkacionin e kufirit me Kosovën”

“Serbia nuk do ta bëjë demarkacionin e kufirit me Kosovën”

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Dushan Kozarev ka thënë se demarkacioni nuk mund të bëhet atje ku nuk ka kufij dhe shpreson se “Serbia kurrë nuk do ta shënojë demarkacionin në krahinën e vet jugore”, transmeton Koha.net.

“Në momentin kur po ndodh dështimi i projektit shtetformues i shqiptarëve të Kosovës, fantazitë e Prishtinës po marrin përmasa të papara, e Enver Hoxhaj disa ditë më parë është kualifikuar për vendin ngadhënjimtar në konkursin për politikanin më imagjinar të rajonit”, citon tanjug të ketë thënë Kozarev, transmeton koha.net.

Ai ka vlerësuar se Hoxhaj, pas dëshirës së shfaqur publikisht për reformimin e Këshillit të Sigurimit, ka shkuar edhe një hap më tej dhe e ka imagjinuar kufirin ndërmjet Serbisë e Kosovës e tani edhe të bëhet demarkacioni, dhe siç ka thënë ai, ekziston vetëm në kokat me pikëpamje të ngjashme.

Kozarev, me gjasë i paska harruar pikat kufitare që tash e 17 vjet ekzistojnë ndërmjet dy vendeve dhe patrullimet ushtarake e policore që vendi i tij i bën përgjatë kufirit me vendin tonë.

Shpërndaje në: