Serbia performon para tre shqiptarëve në Eurovizion

Serbia performon para tre shqiptarëve në Eurovizion

 

Ka nisur finalja e madhe e festivalit Eurovizion, që po mbahet në Lisbon të Portugalisë.

Para pak çastesh e dhjeta me radhë ka performuar Serbia.

Por si asnjëherë më parë në finale do të jenë tre shqiptarë, të cilët do përfaqësojnë Shqipërinë, Italinë dhe Qipron, shkruan Periskopi.

Eugent Bushpepa nga Shqipëria do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12 në radhë, ndërkohë që Eleni që përfaqëson Qipron do të jetë e 25-a e do të pasohet nga Ermal Meta me Italinë që do të këndojë i 26-i, pra i fundit që do të mbyllë garën./Periskopi/

Shpërndaje në: