‘Serbia tashmë i ka ofruar Kosovës maksimumin e kompromisit’
Peshkopi i Backa dhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse serbe, Irinej Buloviq tha se thirrja për dialog të brendshëm me Kosovën ka qenë e qetë dhe e nevojshme, dhe shprehu besimin se pozicioni i Kishës nuk do të jetë për të dhënë koncesion të mëtejshëm për Prishtinën, pasi pala serbe tashmë ka dhënë maksimumin e kompromisit.
Në një emision të Radio Beogradit, ai ka thënë se çështja e Kosovës sa është esenciale është edhe universale.



