Serbia me trajner të ri, ishte bashkëlojtar me Fadil Vokrrin (Foto)
Kombëtarja e Serbisë është afër ta emëroj trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Dragan Stojkovic.
Stojkovic ka zgjatur kontratën me ekipin nga Kina, Guangzhou deri në vitin 2021, por ka marrë leje nga klubi që të nis negociatat me kombëtaren e Serbisë.

Ish-lojtari i njohur serb pritet ta zëvendësoj Slavoljub Muslin, dhe ta menaxhoj ekipin serb gjatë Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Vlen të përmendet se Stojkovic do të jetë menaxher i klubit nga Kina dhe njëkohësisht i Serbisë, transmeton indeksonline.
Kujtojmë se Stojkovic luajti së bashku me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në shtetin e Ish-Jugosllavisë.



