Serena Williams mposhtet në finale, kjo është ‘mbretëresha’ e Wimbledonit (Foto)
Tenistja gjermane Angelique Kerber ka fituar grand slemin e Wimbledon për femra, pas fitores 2-0 (6-3, 6-3) në finale ndaj rivales amerikane Serena Williams, një hakmarrje pas finales së humbur dy vite më parë në fushën me bar të turneun londinez.
Takimi pati vetëm një protagoniste, 30-vjeçaren Kerber, superiore në çdo drejtim në fushë karshi 36-vjeçares Serena Williams, që u duk e lodhur dhe mbi të gjitha bëri shumë gabime. Për tenisten gjermane ky është grand slemi i tretë në karrierë pas atyre të fituara në vitin 2016 (Australian Open dhe US Open).

The moment @AngeliqueKerber won #Wimbledon for the first time ?#TakeOnHistory pic.twitter.com/GsySRMNXaq
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2018



