Sergio Busquets: Duhet ta ruajmë në mënyrë të veçantë këtë lojtar (Video)
Sergio Busquets kërkon nga bashkëlojtarët e tij që t’i kushtojnë vëmendje Willianit
Willian ishte lojtari kryesor i Chelseat në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, pasi goditi disa herë shtyllën dhe shënoi golin e vetëm në barazimin 1:1 në ‘Stamford Bridge’, transmeton Periskopi.
“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje speciale atij(Willianit), por gjithashtu duhet të kemi kujdes edhe nda Pedro, Morata dhe Hazard,” ka thënë Busquets para ndeshjes që skuadra e tij do ta zhvillojë sonte kundër anglezëve në kuadër të Champions League.
Ylli brazilian ka shënuar 13 gola dhe 10 asiste këtë edicion me Chelsean, ndërsa tre gola i ka të shënuar në Champions League. /Periskopi/



