Sergio Ramos lëndon krahun, ‘sulmohet’ nga fansat e Salah

Sergio Ramos lëndon krahun, ‘sulmohet’ nga fansat e Salah

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos duket se ka një problem me krahun. Mbrojtësi ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet se e ka të lënduar krahun e tij të majtë. Por, gjykuar nga postimi i tij në Instagram, duket se ai do të vazhdojë të luaj/

Sergio Ramos edhe njëherë ka rrezikuar për të nxitur debatin me tifozët e Liverpoolit, pas ndërhyrjes së tij kundër yllit të tyre, Mohamed Salah.

Kapiteni i Real Madridit ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku shihet se ka lidhur krahun e tij të majtë, por poshtë kishte shkruar “nuk ka ditë pushim”, shkruan Express.

Ndjekësit e tij menjëherë filluan të hedhin paralele me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili u dërgua jashtë në finale të Ligës së Kampionëve me nje problem në krah, pasi u lëndua nga Ramos.

“Mos të lëndoi MoSalah? Pyet një komentues, përderisa tjetri ia kthen: ‘pagesë borxhi”.

“Tani ke nevojë për një pikë djerse të Firminos në mënyrë që të merrni gripin”, ka thënë një komentues.

Salah i ishte nënshtruar një operacioni për këtë problem dhe kishte arritur të luante për Egjiptin në Botëror por jo tërësisht i rikuperuar.

Egjipti u eliminua nga faza e grupeve, me Salah që shënoi në mposhtjen e Egjiptit nga Arabia Saudite, me rezultat 2-1.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/ramos-lendon-krahun-masakrohet-nga-fansat-e-salah-601780/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në: