Serie A, mësoni skuadrën më të dashur dhe më të urryer

Serie A, mësoni skuadrën më të dashur dhe më të urryer

Tifozët italianë kanë qenë gjithmonë dhe mbi gjithçka tifozë ‘kundër’. Në vend që të mbështesin skuadrën e tyre, drejtojnë gishtin te skuadra kundërshtare dhe kjo ndodh kudo, në stadium, në televizion apo në lokale. Për këtë arsye është bërë një studim statistikor për të matur dashurinë dhe urrejtjen e tifozëve të skuadrave të ndryshme. Statistikat treguan se klubi më i urryer është Interi dhe më i dashuri Juventusi.

Studimi – Sondazhi i “Europian Football Benchmark” ka konfirmuar se në Itali janë rreth 34 milionë tifozë me 39 për qind të tyre që janë mbështetës të Juventusit, skuadër e cila konfirmohet si e para. Më pas vijnë Interi dhe Milani me nga 19 për qind,

Por, ajo që ka më tepër interes nga analizat e fundit është diçka tjetër: qëllimi kryesor nuk ka të bëje se për kë bënë tifo, por se cila skuadër është në gjendje të zgjojë më shumë emocione, dashuri dhe urrejtje. Dhe në këto statistika speciale, zikaltrit janë ekipi më i urryer në Itali, në krahasim me bardhezinjtë dhe kuqezinjtë.

40 për qind e të intervistuarve nuk e mbështesin Interin, përpara Juventusit (38 për qind) dhe Milanit (32për qind). Keq edhe për Napolin (30 për qind) ashtu si edhe Lazio (26 për qind). Vetëm 13 për qind e të intervistuarve shfaqën interes për Cagliarin dhe Napolin.

Për sa i takon skuadrës më të dashur, kreun e mban Juventusi: 49 për qind e të intervistuarve kanë shprehur simpati për bardhezinjtë, më pas vjen dyshja e Napoli-Roma me 37 për qind, para Milanit që mban vendin e tretë me 35 për qind, më pas Fiorentina (34 për qind), Interi (33 për qind) dhe Atalanta (31 për qind).

Shpërndaje në: