Sevilla s’kualifikon Manchester Unitedin, por mposhtet nga Leganes

Sevilla s’kualifikon Manchester Unitedin, por mposhtet nga Leganes

Ekipi i Sevillas i cili eliminoi klubin e Manchester United nga Champions League, është shokuar sot nga Leganes në kuadër të La Ligas.

Leganes ka arritur që të mposhtë Sevillën me rezultat 2:1, me golat e Bustinza 41’ dhe Eraso 69’.

Të vetmin gol për Sevillan e shënoi Layun në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë humbje, Sevilla mbetet në pozitën e 5-të tashmë me një diferencë të theksuar nga vendi i katërt që shpie në Champions League.

Ndërkohë kjo ishte një fitore sigurie për Leganes që ngjitet në pozitën e 12-të, dhe e ka te sigurt rrugëtimin drejt një sezoni tjetër në La Liga./Periskopi/

Shpërndaje në: