Shaip Muja selam Jakup Krasniqit: Drenasin, mos e përjeto si humbje, por si mësim
Muja ka thënë se Krasniqi ka filluar ta përjetojë humbjen e thellë pak para kohe, por nuk do duhej ta përjetonte si humbje, mirëpo si mësim për vetëdijesim.
Ja statusi i plotë i deputetit Shaip Muja:
Partia Demokratike e Kosovës po e rikonfirmon fuqinë e saj në Drenas. Besimi i palëkundshëm i qytetarëve në PDK është i kuptueshëm që i pengon bacës Jakup, i cili përjetimin e humbjes së thellë e paska filluar para kohe.
Do iu dalë tash punë për ta kuruar zhgënjimin e atyre që i kanë mashtruar, duke ndërtuar alibi të llojllojshme për të justifikuar humbjen e tyre, por do të qetësohen dikur.
Ky është vetëm fillimi i humbjeve të tyre, por lidershipi i Nismës nuk do duhej t’i përjetonte si humbje, mirëpo si mësime për vetëdijesim.
Këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për Nismën që të reflektojë për gabimet e tyre dhe të bëhet pjesë e fitoreve të PDK-së në të ardhmen.



