Shakira e ‘ndërron’ Pique me një 22-vjeçar (Video)
Marrëdhënia e këngëtares spanjolle, Shakira me bashkëshortin e saj futbollist Pique duket se nuk është aspak mirë.
Mediat e huaja kanë folur shpesh për një krizë mes tyre, madje aluduan se artisti Maluma mund të jetë shkaku.
Ai solli një bashkëpunim me Shakirën, por zërat kanë treguar se ajo po e ndërron Pique me një tjetër. 22-vjecari Ferran Cardus mund të ketë marrë zemrën e yllit spanjoll, por asgjë nuk është konfirmuar.
Ky i fundit ka marrë pjesë në klipin e saj të fundit, ndërkohë që futbollisti Pique ka publikuar një fotografi të bashkëshortes së tij me fëmijët Sasha dhe Milan për të hedhur poshtë fjalët.



