Shala: Djali i axhës së deputetes së VV-së, udhëheqës i Trainkosit, punëson militantë partiakë dhe familjarë

Shala: Djali i axhës së deputetes së VV-së, udhëheqës i Trainkosit, punëson militantë partiakë dhe familjarë

Historiani, Azdren Shala ka ngritur shqetësimin  se Lëvizja Vetëvendosje(LVV) po e keqpërdor “Trainkos-in” me punësime të militantëve dhe familjarëve të vet.

Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar në detaje punësimet e radhës nga VV-ja.

“Ndermarrja publike Trainkos te cilen e udheheq Agron Statovci, djali i axhës së deputetes Jeta Statovci, e trajton ndërmarrjen si me qenë pronë që ia ka lënë baba.P.sh i pranuar eshte Endrit Berijani, djali i dajes se Valon Perbrezes punetor dhe i afert me Artane Rizvanollin, Behar Gjurevci djali i axhes se Florin Gjyrevcit, ky i fundit anetare i kryesise se LVV ne Fushe Kosove. Qekjo eshte Levizja Vetevendosje e mbushur me matrapaze ordinere prej aktivistit me te thjeshte deri ne struktura udheheqese”, ka shkruar ai.

Shala ka ironizuar me sloganin e Vetëvendosje cep më cep.

“Qekjo eshte Levizja Vetevendosje e mbushur me matrapaze ordinere prej aktivistit me te thjeshte deri ne struktura udheheqese. Familjaret dhe aktivistat ne nderrmarrje publike cep me cep, qytetaret tjere i largojne edhe nga puna”, ka shkruar Shala./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: