Shampanja dhe femrat e zhveshura ia humbën titullin e Kupës së Botës 1974 Holandës
Pak e mohojnë se ka pasur një grup të femrave të zhveshur në një pishinë në taborin e skuadrës holandeze që sapo kishte arritur në finalen e Kupës së Botës 1974. Nëse do ta pyesni gruan e ndonjë lojtari, ato do të thonë “burri im nuk ishte atje”.
Tabloidi gjerman “Bild” zhvilloi historinë një ditë para finales, nën titullin “Cruyff, shampanjë dhe vajza të zhveshura”.
Shumica e pranojnë se Johan Cruyff nuk ishte atje, por përpjekjet e tij për të qetësuar gruan e tij të zemëruar zgjatën shumë gjatë natës, raportoi “Fourfourtwo”, transmeton Periskopi.
Një ditë pas botimit të ngjarjes, ai luajti “si një paçavër” sipas vëllait të tij Hennie.
Hollanda në këtë finale humbi 2-1./Periskopi/



