‘Shaqa’, me golin ndaj Leicesterit arrin shifër rekord
Xherdan Shaqiri ka arritur një rekord në Premierligë, me golin e shënuar sot ndaj Leicester Cityt.
Shaqiri ndaj Leicester Cityt shënoi golin e gjashtë në Premierligë këtë edicion, në gjithsej 27 paraqitje.
Mesfushori kosovar, u vlerësua me notë 7.0 për paraqitjen e tij në këtë takim , ndërkaq, me këtë gol ai ka arritur edhe një shifër rekord.
Prej që iu bashkua Stoke Cityt në kampionatin anglez, 26-vjeçari tashmë është futur në listën e top-5 golashënuesve për golat jashtë zonës së rrezikshme në Premierligë.
Shaqiri i është bashkuar Stoket në gusht të vitit 2015, dhe që nga ajo kohë, ka realizuar 9 gola nga jashtë 16-metërshit, duke u bërë lojtari i pestë me më së shumti gola. /Insporti.com




