Shaqiri, Ajeti dhe Mehmedi vulosën fitoren e Zvicrës përballë Islandës (Video)
Kombëtarja e Zvicrës e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re në Ligën e Kombeve.
Skuadra e Vladmiri Petkovic ka triumfuar përballë Islandës në ndeshjen e zhvilluar në St.Gallen.
Helvetikët e nisën kompeticionin më të ri të UEFA-s me një fitore bindëse, me rezultat, 6-0.
Në pjesën e parë, zviceranët shënuan dy gola përmes Steven Zuber (’13) dhe Denis Zakarias në minutën e 23-të.
Ndërsa, pjesa e dytë iu takoi futbollistëve shqiptar, përveç Haris Seferovic që e prishi ecurinë e tyre me një gol në minutën e 67-të.
Saktësisht, Xherdan Shaqiri (’53), Albian Ajeti (’71) dhe Admir Mehmedi (’82) shënuan nga një gol në këtë fraksion për ta vulosur fitoren e Zvicrës.
⚽️ GOAL GIF | A goal on his international debut for Albian Ajeti!#SUIISL #NationsLeague pic.twitter.com/yWYi7SNzQ8
— SwissFootball UK (@FootballSwiss) September 8, 2018



