Shaqiri flet për futbollistin kosovar që e refuzoi Kosovën për Zvicrën
Mesfushori Xherdan Shaqiri ka folur për futbollistin më të ri në Përfaqësuesen e Zvicrës.
Mbrojtësi shqiptar i ri, Florent Hadërgjonaj, i cili është pjesë në klubin gjerman Ingolstadt , ka refuzar Kosovën për ta përfaqësuar Zvicrën.
Në një intervistë për “Blick.ch”, anësori i Stoke City, Xherdan Shaqiri, tha se do ta ndihmojë të ambientohet mbrojtësin shqiptar, të cilin e njeh që një kohë të gjatë.

“Roli im në ekip? Unë jam gjithmonë i njëjtë, shumë i relaksuar. Nëse vjen një i ri, si Florent Hadërgjonaj, që e njoh që një kohë të gjatë, mundohem ta ndihmojë. Ashtu do të bëjë me Florentin. Para se gjithash, unë jam një ndër lojtarët më me eksperiencë këtu”, tha Shaqiri, i cili nuk komentoi asgjë për zgjedhjen e Hadërgjonajt, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën. /Periskopi/



