Shaqiri ka këto fjalë për Firminon pas het-trikut të tij
Anësori i Liverpool, Xherdan Shaqiri shpreson që Firmino do të bëjë edhe më shumë, pas het-trikut të shënuar ndaj Arsenal.
Sulmuesi brazilian ka vuajtur për gola këtë sezon, por e çoi në shtatë numrin e tyre falë het-trikut të shënuar në fitoren 5 me 1 kundër ‘Topçinjëve’ dje, transmeton Periskopi.
Shaqiri është shprehur tejet i lumtur me të dhe shpreson që tani sezoni i tij të shkojë në mënyrën e duhur.

”Ishte plotësisht e merituar, ai pati një ndeshje shumë të mirë”, tha Shaqiri për faqen zyrtare të klubit.
”Gjithmonë është mirë të kesh lojtarë që mund të shënojnë gola, ai shënoi golin e dytë shumë të mirë. Ai plotësisht e meritonte të shënonte një het-trik dhe unë jam i lumtur për të. Unë shpresoj se ai mund të vazhdojë kështu”.
Ylli zvicerian më pas deklaroi se ndeshja me Arsenal nuk ishte e lehtë, ashtu siç tregon rezultati. /Periskopi



