Shaqiri kontaktohet nga gjiganti evropian
Xherdan Shaqiri është kontaktuar nga gjiganti italian i futbollit, AS Roma.
Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se skuadra romake është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Stoke City.
Klubi nga Serie A ka të gatshme 35 milionë euro që i fitoi nga shitja e Mohamed Salah drejt Liverpoolit, transmeton Periskopi.
Por skuadra angleze nuk duket e gatshme ta shes shqiptarin, të cilin e transferoi për 12 milionë funta në vitin 2015, nga skuadra e Interit. /Periskopi



