Shaqiri krahasohet me Messin
Te Stoke City po “çmenden” pas yllit kosovar Xherdan Shaqiri.
Pas golit sensacional për Zvicrën ndaj Polonisë, tifozët anglezë mezi po presin që ta shohin Shaqirin nën fanellën bardhekuqe në edicionin e ri.
Një gjë të tillë e vërteton më së miri edhe një flamur special i përgatitur nga një tifoz.
“Xherdan Shaqiri, Lionel Messi i Stoke Cityt”, thuhet aty, ku pos emrit të kosovarit figurojnë edhe dy fanellat e tij, ajo e klubit anglez dhe tjetra e Zvicrës.
Shaqiri pritet të jetë futbollisti kryesor i Stoke Cityt këtë sezon.



