Shaqiri: Liverpooli më kërkoi në vitin 2014, Guardiola nuk lejoi transferimin tim në ‘Anfield’
Xherdan Shaqiri ka thënë se Liverpooli ishte i interesuar për të në vitin 2014, por Bayern Munich kishte refuzuar largimin e tij
Ylli i kombëtares zvicerane u transferua te Liverpooli këtë verë për 13.5 milionë euro nga Stoke City, duke nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me ‘Të Kuqtë’, transmeton Periskopi.
26-vjeçari ishte kërkuar nga Brendan Rodgers në vitin 2014, por Bayern Munich që në atë kohë për trajner kishte Pep Guardiolan nuk lejoi largimin e tij.

“Fola me Brendan Rodgers përpara Kupës së Botës 2014. Ai më telefonoi dhe më tha se ishte i interesuar. Por Bayerni tha: ‘Të duam këtu, je i rëndësishëm për ne’,” ka thënë Shaqiri për ‘LFCTV’.
“Kam luajtur për shumë klube të mëdha. Kam fituar shumë tituj me Bayernin, kështu që e di se çfarë do të thotë të luash në një skenë të madhe”.
Shaqa pritet që të debutojë në ndeshjen që Liverpool e luan kundër rivalit të përbetuar, Manchester Unitedit këtë të shtunë në kuadër të “International Champions Cup”./Periskopi/



