Shaqiri në formë të lartë te Liverpooli, shikoni paraqitjen fantastike ndaj Napolit (Video)

Shaqiri në formë të lartë te Liverpooli, shikoni paraqitjen fantastike ndaj Napolit (Video)

Xherdan Shaqiri dje luajti 45 minuta në ndeshjen që Liverpooli e fitoi me rezultat 5-0 ndaj Napolit

Skuadra e Jurgen Klopp e deklasoi Napolin e Carlo Ancelottit në Aviva Stadium të Dublinit, transmeton Periskopi.

Ylli shqiptar që luan për Zvicren në këtë takim u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë në vend të Roberto Firminos.

Shaqiri tregoi paraqitje fantastike duke dhuruar topa të magjishëm në drejtim të sulmuesëve të Liverpoolit.

Kujtojmë që Shaqa shënoi një gol spektakular në debutimin e tij me fanellën e Liverpoolit në ndeshjen kundër Manchester Unitedit. /Periskopi/

Shpërndaje në: