Shaqiri: Nuk kam frikë, do të jem në Beograd

Shaqiri: Nuk kam frikë, do të jem në Beograd

Mesfushori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se me patjetër që do të udhëtojë me skuadrën e tij drejt Beogradit për ndeshjen e Champions League kundër Crvena Zvezdes, pas paralajmërimeve se e pret një natë e vështirë në kryeqytetin serb.

Skuadra e Jurgen Klopp do të udhëtojë drejt kryeqytetit të Serbisë më 6 nëntor, për ndeshjen e Grupit C kundër Crvena Zvezdes në Ligën e Kampioneve.

Shaqiri i tërboi serbët, pasi e festoi duke e bërë shqiponjën dykrerëshe golin e fitores kundër Serbisë gjatë verës në Rusi.

Kjo nënkupton se paraqitja e mundshme e Shaqirit në stadiumin e Zvezdës “Marakana” është bërë temë e madhe diskutimi në Beograd që prej hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje në: