Shaqiri paralajmëron largimin: Dua ta luaj në Ligën e Kampionëve
Ai thotë se dëshiron që të luajë në Ligën e Kampionëve.
“Në moshën 25-vjeçare do të ishte absurde të thosha se unë dua ta përfundoj karrierën në Stoke Cityt. Në këtë moment po ndihem shumë rehat, kam shënuar tre gola”, ka deklaruar Shaqiri.
“Stoke City është super ekip me super trajner dhe mban vendin e nëntë në Premier League. Por sigurisht unë do të luaj në një të ardhme të afërt edhe një herë në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai. /Periskopi.com



