Shaqiri për The Guardian: Njërin gol [kundër United] e shënova për Zvicrën e tjetrin për Kosovën

Shaqiri për The Guardian: Njërin gol [kundër United] e shënova për Zvicrën e tjetrin për Kosovën

Xherdan Shaqiri është njeriu i momentit në futbollin elitar anglez. Në derbin e fundjavës së shkuar kundër Manchester United, ekipi i tij shënoi fitore falë golave që ai i shënoi pas inkuadrimit nga banka në pjesën e dytë.

I intervistuar për The Guardian ai ka deklaruar se “flamurin zviceran e ka vendosur në këmbën e majtë duke qenë se me atë golë shënon zakonisht, por kësaj here ka shënuar edhe me të majtën dhe njërin gol ndaj Unitedit ia dedikon Kosovës dhe tjetrin Zvicrës.”

Ai ka folur edhe për vendimin e trajnerit të tij, Jurgen Klopp, që ta linte në Liverpool në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës.

“E kuptova vendimin e tij,” pranon Shaqiri. “Ai donte më shumë koncentrim për lojën, kjo ishte arsyeja e vetme, dhe ishte vendim i duhur sepse kishte shumë vëmendje veç te unë në lojën e Liverpoolit. Ishte vendim i drejtë të mos e humbiste vëmendjen nga ndeshja e Ligës së Kampionëve.”

Shpërndaje në: