Shaqiri pritet të kalojë në Liverpool në 48 orët e ardhshme
Liverpool si duket nuk e ka zbehur interesimin për Xherdan Shaqirin e Stoke Cityt.
Burime të 501 Football News thonë se kalimi i Shaqirit në Liverpool pritet të ndodh në 48 orët e ardhshme, raporton Periskopi.
Mediat e huaja kishin paralajmëruar se ylli i Zvicrës menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, do të konfirmohet si lojtar i The Reds.
Trajneri Jurgen Klopp është i interesuar që të përforcohet mjaftueshëm për sezonin. Ai deri tash ka blerë Fabinho dhe Naby Keita, por që ka në plan edhe blerjen e Shaqirit.
Liverpool është në kërkim të plotësimit të boshllëkut që ka lënë Philippe Coutinho dhe me dështimin për ta transferuar Nabil Fekir, Xherdan Shaqiri është opsioni më i përafërt për këtë./Periskopi/



