Shaqiri vazhdon përplasjen me Neville: Me të nuk do të pija as kafe

Shaqiri vazhdon përplasjen me Neville: Me të nuk do të pija as kafe

Xherdan Shaqiri ka vazhduar luftën e tij me ish-mbrojtësin e Manchester United, Gary Neville dhe këmbënguli se atij nuk i intereson ajo çka thotë anglezi.

Futbollisti zvicerian i ka heshtur në mënyrë graduale kritikët e tij, pasi po konfirmohet ndeshje pas ndeshje efekti i tij tek skuadra e Jurgen Klopp, transmeton Periskopi.

Në tetë ndeshje të Premier League deri më tani për ‘Të Kuqtë’, me vetëm dy si startues, Shaqiri ka shënuar dy herë dhe ka asistuar po ashtu dy herë.

Xherdan Shaqiri insists he holds no interest in the opinion of football pundit Gary Neville

27-vjeçari ka theksuar se atij nuk i intereson më çka thotë Gary Neville, pasi ky i fundit e quajti lojtar ‘joprofesional’ Xherdanin, ndërsa tani mund të ketë ndryshuar mendim.

”Nuk më intereson ajo që ai [Neville] thotë. Nuk më intereson nëse ai thotë tani se unë jam duke luajtur më mirë”, tha Shaqiri këtë javë gjatë një interviste për të përditshmen gjermane Blick.

”Shumica janë tallur për transferimin tim në një ekip të madh si Liverpool. Por unë isha gjithmonë i qetë”.

”E dija, sigurisht për shkak të përvojës në Bayern dhe Inter, se duhet të jem i durueshëm, të përqëndrohem dhe pastaj të marr shansin tim”.

Former Manchester United defender Neville had labelled Shaqiri 'unprofessional' at Stoke

Kur u pyet nëse ai do të takohej ndonjëherë me Neville për një kafe për të diskutuar dallimet e tyre në futboll, Shaqiri nuk hoqi dorë nga fjalët e tij:

”Asnjëherë”, u përgjigj ish-lojtari i Stoke City./Periskopi/

Shpërndaje në: