Shaqirit i “fluturon” vlera në tregun e transferimeve

Shaqirit i “fluturon” vlera në tregun e transferimeve

Xherdan Shaqiri po zhvillon një sezon mbresëlënës me fanellën e Liverpoolit, ndoshta më të mirin në karrierë.

Këtë e vërteton më së miri vlera aktuale e lojtarit në treg sipas raportimeve të “Givemesport.com”, transmeton Periskopi.

Xherdan Shaqiri renditet i treti sa i përket 20 lojtarëve që i është rritur më së shumti vlera në top 5 ligat evropiane, pas Torreira (Arsenal) e Rodri (Atletico Madrid).

Shaqiri u ble për 14.7 milionë euro, kurse sot raportohet se kushton 55 milionë – ai ia ka rritur vlerën vetit për 40.3 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni me Liverpoolin, Shaqiri në 18 ndeshje ka shënuar 6 gola./Periskopi/

Shpërndaje në: