‘Shashtrisen’ lexuesit e Periskopit me fjalën ‘shastisen”: Harrohet avioni që ra në arë
Një lajm i publikuar së fundi nga Periskopi në faqen e saj që flet për një avion luftarak që është përplasur fuqishëm në një arë ka ‘shastisur’ lexuesit e saj pikërisht me fjalën e përdorur “shastisen”.
Lajmi i titulluar “Një avion luftarak përplaset fuqishëm në një arë, dy pilotëve iu çelet parashuta: Shastisen banorët” ka shkaktuar shastisje dhe debat mbi fjalën e përdorur.
Një numër i madh lexuesish kanë pretenduar se gazetari i Periskopit që ka përkthyer lajmin në vend të fjalës “shashtrisen” gabimisht ka përdorur atë “shastisen”.
Një tjetër ka pretenduar se gjyshja e gjyshes së gazetarit i ka marrë atij tastierën dhe ka postuar në vend të tij.

Siç e kanë vërejtur edhe lexues të tjerë, këto nuk kanë ndodhur. Gazetari i Periskopit ka përdorur në mënyrë korrekte fjalën.
“Shastisen” është edhe pjesë e gjuhës shqipe dhe kjo mund të vërtetohet me anë të një klikimi fjalorin online “Fjale.al” apo edhe në Fjalorin e Gjuhës Shqipe në formë fizike.





Kuptimi i kësaj fjale është:
I prish mendjen dikujt dhe e hutoj fare, i marr mendjen, e trullos; e habit shumë, e lë pa mend. Na shastisi me zhurmë (me llafe). E shastisi fare.
Periskopi falënderon lexuesit e saj që janë aq të vëmendshëm.
Shastisen banorët
Posted by Periskopi on Thursday, March 25, 2021



