Shaw ishte i lënduar kur United pësoi golin e dytë

Shaw ishte i lënduar kur United pësoi golin e dytë

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw ishte i lënduar në momentin kur Watford shënoi golin e dytë në ndeshjen e djeshme, ku United u mposht 3:1.

Trajneri Jose Mourinho e kishte fajësuar anglezin për reagim të dobët në rastin e pësimit të golit të dytë, mirëpo del se portugezi nuk kishte të drejtë, pasi talenti i ri në ato momente kishte pësuar një dëmtim, i cili rezultoi me largimin e tij nga fusha vetëm dy minuta pas pësimit të atij goli.

Ende nuk dihet nëse lojtari në fjalë do të mungojë në sfidat e ardhshme për Unitedin. /Periskopi.com

Shpërndaje në: