SHBA, ish modelja e Playboy ndalohet në aeroport dhe pyetet nëse është spiune

SHBA, ish modelja e Playboy ndalohet në aeroport dhe pyetet nëse është spiune

Victoria Bonya tha se ajo u dërgua në një zyrë, pasi policët gjetën një kartvizitë për një firmë që prodhon kamera të vogla, transmeton arbresh.info.

Modelja e cila punon edhe si prezentuese televizioni ka shtuar se zyrtarët amerikanë e kanë pyetur për lidhjet që kishte ajo me presidentin rus Vladimir Putin.

“Kjo ishte një goditje e vërtetë. Unë mendova se do të më dëbonin”, ka shtuar ajo.

“Në vend se të më bënin pyetje reale, ata më flisnin për KGB-në”, ka shtuar ajo.

Victoria e cila kohëve të fundit u përfol për ndarjen nga biri i biznesmenit Irish Alex Smurfitt, pretendon se ajo është pyetur edhe nëse është pjesë e shërbimeve sekrete.

Shpërndaje në: