SHBA-ja urdhëron evakuimin e ambasadës në Kuvajt pas sulmit me raketë

SHBA-ja urdhëron evakuimin e ambasadës në Kuvajt pas sulmit me raketë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar evakuimin e ambasadës së tyre në Kuvajt.

Evakuimi pritet të realizohet gjatë natës nga e enjtja në të premte, ndërsa stafit të ambasadës i është kërkuar të shkatërrojë dokumentet dhe të fshijë serverët me informacione të klasifikuara, shkruan BBC-i, transmeton Dukagjini.

Urdhri për evakuim vjen pasi ushtria e Kuvajtit njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur një sulm me raketë që kishte depërtuar në hapësirën ajrore të vendit.

“Operacioni rezultoi me rënien e disa mbetjeve, të cilat shkaktuan dëme të kufizuara materiale, përkatësisht dëmtimin e një automjeti, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në deklaratën e një zëdhënësi ushtarak të Kuvajtit të publikuar në platformën X.

Shpërndaje në: