ShBA mbështet plotësisht shndërrimin e FSK-në në ushtri si “forcë mbrojtëse territoriale”

ShBA mbështet plotësisht shndërrimin e FSK-në në ushtri si “forcë mbrojtëse territoriale”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka konfirmuar se do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës në përvetësimin e pajisjeve ushtarake amerikane, duke nxitur njëkohësisht bizneset amerikane dhe forcimin e lidhjeve tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

Një zëdhënës i ambasadës në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se bashkëpunimi i ngushtë ushtarak mes dy vendeve po e ndihmon FSK-në të arrijë vetëmjaftueshmëri dhe ta pozicionojë Kosovën si kontribuuese të rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe global.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht tranzicionin 10-vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale shumetnike, profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n”, theksoi zëdhënësi, duke shtuar se ky proces është në përputhje me interesat e sigurisë së SHBA-së.

Transformimi i FSK-së ka nisur në vitin 2018, pas miratimit të ligjeve përkatëse në Kuvendin e Kosovës. Që atëherë, SHBA-ja e ka cilësuar këtë proces si historik dhe ka rikonfirmuar angazhimin për zhvillimin profesional të saj, ndryshe nga qëndrimi më i rezervuar i NATO-s për shkak të rrethanave rajonale.

Shpërndaje në: