SHBA mbështet Serbinë në këtë fushë, planifikon t’i ndihmojë edhe në të ardhmen

SHBA mbështet Serbinë në këtë fushë, planifikon t’i ndihmojë edhe në të ardhmen

SHBA mbështet Serbinë për deminimin, thotë një përfaqësues i Ambasadës së SHBA’së në Beograd.

Megjithatë, zyrtari i shtypit Eric Heyden tha për mediumin serb “Blic” se, SHBA ka marrë siguri nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë serbe (VS) se deminuesit serbë nuk do të dërgoheshin në Siri, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Sipas “Blic”, kjo ishte një nga arsyet e një spazmi të kohëve të fundit midis ambasadorit amerikan Kyle Scott dhe ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin.

“Blic raportoi në mënyrë korrekte se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dha donacione të rëndësishme në para, pajisje dhe trajnime për të ndihmuar ushtrinë serbe të shpëtojë nga minat e mbetura nga lufta dhe kështu ta bëjë Serbinë më të sigurt, prandaj, gjatë 15 viteve të fundit, ne kemi ofruar më shumë se 20 milionë dollarë ndihma për operacionet e pastrimit të minave në Serbi. Në stërvitjen tonë të fundit të përbashkët, në prill të vitit 2017, qeveria amerikane dhuroi rreth 450,000 dollarë në pajisje mjekësore dhe në pasjisjet deminuese për ushtrinë serbe për të përmirësuar aftësitë e saj” tha Hayden, sipas “Blic”.

Në prill të vitit 2017, kur Ministria e Mbrojtjes u drejtua nga Zoran Gjorgjeviç, njoftoi se Ushtria serbe do të merrte pjesë në operacionet e deminimit në Siri vitin e ardhshëm.

Megjithatë, Heyden thotë se pala amerikane mori garanci nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë se kjo nuk do të ndodhte.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë plane për vitin e ardhshëm që të vazhdojnë të ndihmojnë për të zhvilluar kapacitetin e ushtrisë serbe në këtë projekt.

“Ashtu si Ministria e Mbrojtjes, ne e konsiderojmë të rëndësishme që i gjithë territori i Serbisë të jetë i sigurt për jetën dhe tregtinë”, tha përfaqësuesi i ambasadës amerikane dhe shtoi se morën siguri kur përfundoi puna në Serbi./Periskopi/

Shpërndaje në: