SHBA përkujton rreshterin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e sulmit në Banjskë

SHBA përkujton rreshterin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e sulmit në Banjskë

Në dyvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku ra heroikisht në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore së bashku me udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Përmes një postimi zyrtar, Ambasada e SHBA-së njoftoi se pjesëmarrja në këtë ceremoni është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, sigurinë dhe institucionet e Kosovës.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua liderëve institucionalë të Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar kujtimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës dy vite më parë gjatë sulmit në Banjskë,” thuhet në njoftim.

Rreshteri Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë një sulmi të armatosur të kryer nga një grup paramilitar serb në veri të Kosovës. Ai është shpallur “Hero i Kosovës”, ndërsa vdekja e tij mbetet simbol i sakrificës për paqe dhe rend kushtetues në vend.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër aleatët më të zëshëm në kërkesën për drejtësi për këtë sulm dhe për të sjellë para ligjit autorët e tij.

Shpërndaje në: