SHBA’të sanksionojnë dy gjyqtarë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare: U përfshinë në veprime të politizuara kundër Izraelit
Departamenti i Shtetit, ka njoftuar se SHBA’të kanë vendosur sanksione ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në veprime të politizuara dhe të paligjitime kundër Izraelit.
‘‘Sekretari Rubio: Sot, Administrata Trump po vendos sanksione ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në veprime të politizuara dhe të paligjitime kundër Izraelit.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta: Ne do të vazhdojmë të reagojmë me pasoja të rëndësishme dhe konkrete për t’u mbrojtur nga “lawfare”-i i GJPN-së, abuzimi me pushtetin dhe shpërfillja e hapur e sovranitetit të SHBA-së dhe Izraelit’’, thuhet në njoftimin e DASH’it.



