Shearer: Vetëm Aguero është i klasit botëror në Premier Ligë
Legjenda e Newcastle Alan Shearer ka rrezikuar famën e tij duke i zemëruar fansat e Premier Ligës dhe vendit duke insistuar se i vetmi lojtar që është i klasit botëror në Angli, është sulmuesi i Manchester City, Sergio Kun Aguero.
Pavërsisht shpenzimëve rekorde nga klubet angleze gjatë merkatos së verës, ish përfaqësuesi i kombëtares angleze është shprehur se vetëm Aguero mund të thirret si lojtar i klasit botëror. Argjentinasi ka vazhduar formën e mirë duke shënuar dy gola në fitoren e fundjavës të Manchester City ndaj West Bromwich.
“Ai është një gjeni, i vetëmi lojtar i klasit botëror që kemi në Premier Ligë dhe ai është qendërsulmuesi më i mirë” , tha Shearer gjatë emisonit Match of the Day”.
Aguero përkundër problemeve me lëndime këtë sezon ai ka arritur të shënoj 13 gola në 13 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolës. /Periskopi.com



